TOC

This article is currently in the process of being translated into Albanian (~99% done).

Getting started:

Hello, WPF!

Shembulli i parë dhe shumë klasik në pothuajse çdo tutorial programimi është shembulli "Hello, world!", por në këtë tutorial do të bëjmë diçka ndryshe dhe do ta ndryshojmë atë në "Hello, WPF!" në vend. Synimi është thjesht të vendosim këtë pjesë teksti në ekran, për të treguar sa e lehtë është të fillosh.

Pjesa tjetër e këtij tutoriali parashikon që keni një IDE të instaluar, idealisht Visual Studio ose Visual Studio Community (shihni artikullin e mëparshëm për udhëzimet se si ta merrni atë). Nëse po përdorni një produkt tjetër, do të duhet të përshtatni udhëzimet sipas produktit tuaj.

Në Visual Studio, filloni duke zgjedhur New project nga menuja File. Në të majtë, do të keni një pemë kategorish. Ky tutorial do të përqëndrohet te C# kur ka të bëjë me kodin, kështu që duhet ta zgjidhni atë nga lista e template-ve, dhe pasi që do të krijoni aplikacione Windows, duhet të zgjidhni Windows nga pema. Kjo do t'ju japë një listë me lloje të mundshme aplikacionesh Windows në të djathtë, ku duhet të zgjidhni një WPF Application. Unë e quajta projektin tim "HelloWPF" në fushën e tekstit Name. Sigurohuni që pjesa tjetër e cilësimeve në pjesën e poshtme të dialogut është në rregull dhe pastaj shtypni butonin Ok.

Projekti juaj i ri do të ketë disa skedarë, por ne do të përqendrohemi vetëm në një prej tyre tani: MainWindow.xaml. Ky është dritarja kryesore e aplikacionit, ajo që shfaqet e para kur lansohet aplikacioni, përveç nëse e ndryshoni këtë specifikisht. Kodi XAML që gjendet në të (XAML-i diskutohet në detaje në një kapitull tjetër të këtij tutoriali) duhet të duket diçka si kjo.

<Window x:Class="WpfApplication1.MainWindow"
xmlns="http://schemas.microsoft.com/winfx/2006/xaml/presentation"
xmlns:x="http://schemas.microsoft.com/winfx/2006/xaml"
Title="MainWindow" Height="350" Width="525">
    <Grid>

    </Grid>
</Window>

Ky është XAML-i bazë që Visual Studio krijon për dritaren tonë, të gjitha pjesët e tij shpjegohen në kapitujt mbi XAML dhe "Dritarja". Mund të ekzekutoni aplikacionin tani (zgjidhni Debug -> Start debugging ose shtypni F5) për të parë dritaren e zbrazët që përbëhet aktualisht nga aplikacioni ynë, por tani është koha të vendosim mesazhin tonë në ekran.

Do ta bëjmë këtë duke shtuar një kontroll TextBlock në panelin Grid, me mesazhin tonë si përmbajtje:

<Window x:Class="WpfApplication1.MainWindow"
xmlns="http://schemas.microsoft.com/winfx/2006/xaml/presentation"
xmlns:x="http://schemas.microsoft.com/winfx/2006/xaml"
Title="MainWindow" Height="350" Width="525">
    <Grid>
<TextBlock HorizontalAlignment="Center" VerticalAlignment="Center" FontSize="72">
Hello, WPF!
</TextBlock>
    </Grid>
</Window>

Provoni tani të ekzekutoni aplikacionin (zgjidhni Debug -> Start debugging ose shtypni F5) dhe shihni rezultatin e bukur të punës tuaj të vështirë - aplikacionin tuaj të parë WPF.

Do të vëreni se kemi përdorur tre atribute të ndryshme në TextBlock për të arritur një rregullim të personalizuar (në mes të dritares), si dhe pronën FontSize për të marrë tekst më të madh. Të gjitha këto koncepte do të trajtohen në artikujt e mëvonshëm.

Urime që arritët deri këtu. Tani shkoni dhe lexoni pjesën tjetër të tutorialit dhe shpejt do të beheni të aftë në WPF!