TOC

This article is currently in the process of being translated into Albanian (~98% done).

About WPF:

What is WPF?

WPF eshte akronim per Windows Presentation Foundation,dhe eshte qasja e fundit e Microsoft ndaj nje framework-u GUI, qe mund te perdoret nepermjet .NET framework.

Por çfare eshte nje framework GUI? GUI eshte akronim per Graphical User Interface, dhe ju me shume mundesi jeni duke pare nje te tille tani. Programi Windows ka nje GUI qe ju e perdorni kur punoni ne kompjuterin tuaj, edhe browser-i me ane te te cilit ju po lexoni tani kete dokument ka nje GUI qe ju mundeson ju te lundroni ne internet.

Nje framework GUI ju jep mundesine te krijoni nje aplikacion me nje numer te madh elementesh GUI, si per shembull labels (etiketa), textboxes (fusha tekst) dhe elemente te tjera te mirenjohura. Pa nje framework GUI ju do t'ju duhej ti krijonit keto elemente manualisht si dhe te menaxhonit gjithe skenaret e nderveprimit te perdoruesit si futja e tekstit apo klikimi i mausit. Kjo eshte nje pune shume e madhe, keshtu qe , shumica e zhvillueseve te programeve perdorin nje framework GUI e cila kryen per ta gjithe punen bazike duke ju dhene zhvilluesve mundesi te fokusohen ne krijimin e aplikacioneve te shkelqyera.

Ka shumë GUI framework, por për programuesit në .NET, më interesantet për momentin janë WinForms dhe WPF. WPF është më e reja, por Microsoft vazhdon të mirmbajë dhe mbështesë edhe WinForms. Siç do ta shohësh në kapitullin tjetër, ka shumë ndryshimë mes të dy frameworke-ve, por qëllimi mbetet i njëjtë: Për të bërë sa më të lehtë krijimin aplikacioneve me një GUI të mahnitshme.

Në kapitullin tjetër ne do të shohim ndryshimet mes WinForms dhe WPF.